Lajme

Dhjetra ukrainas u gjetën në një varr afër Kievit, derisa lufta po afrohet në lindje

04/10/2022 08:42
nga:Q R

Një zyrtar ka bërë të ditur se një vvarr me dhjetëra civilë ukrainas është gjetur në fshatin Buzova pranë Kievit, derisa forcat ruse tërhiqen nga ofensiva e tyre në kryeqytet dhe përqendrojnë sulmet e tyre në lindje të vendit.

Taras Didych, kreu i komunitetit Dmytrivka që përfshin Buzova, tha se trupat u gjetën në një hendek pranë një pike karburanti, mirëpo numri i të vdekurve ende nuk është konfirmuar.

“Tani ne po kthehemi në jetë, por gjatë okupimit kishim ‘pikat tona të nxehta’, shumë civilë vdiqën,” tha Didych.

Rritja e viktimave civile ka shkaktuar një valë të re dënimesh ndërkombëtare, veçanërisht për qindra vdekje në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, që deri javën e kaluar ishte i pushtuar nga forcat ruse.

Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar forcat ruse për krime lufte në Bucha, shkruan Reuters.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan një “operacion special” për të çmilitarizuar dhe “denazifikuar” fqinjin e saj jugor.

Ukraina dhe vendet perëndimore e kanë hedhur poshtë këtë si një pretekst të pabazë për luftë.