Të dielën e 25 dhjetorit, një tren mallrash që transportonte amoniak doli nga shinat në Serbinë lindore.
Si pasojë e kësaj dhjetëra njerëz kanë mbetur të helmuar, ndërsa një autostradë kryesore ndërkombëtare është mbyllur.
Kështu ka njoftuar agjencia e lajmeve “Associated Press”, ku theksohet se në qytetin e Piroti-it është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Autoritetet serbe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Mediat serbe kanë raportuar se dhjetëra njerëz janë shtruar në spital.
Për shkak të dukshmërisë së kufizuar që thuhet se është shkaktuar nga rrjedhja, disa makina u përplasën në autostradën kryesore që të çon në Bullgari në një kohë trafiku të ngjeshur për shkak të festave të Krishtlindjeve.
Policia mbylli autostradën dhe ridrejtoi trafikun në rrugët lokale. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga shinat.
Rrjedhjet e gazit të amoniakut mund të jenë të ndezshme dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze apo edhe vdekje.


