Lajme

Dhjetëra dron u rrëzuan në një sulm pesëorësh në Kiev

11/26/2024 09:00
nga:Sh R

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka bërë të ditur se Kiev ka qenë nën një sulm me dron rus.

Administrata ushtarake e qytetit tha se sulmi zgjati për më shumë se pesë orë dhe se mbrojtja ajrore rrëzoi dhjetëra dron, raporton Sky News.

“Dronët rusë hynë në kryeqytetin e Ukrainës nga drejtime të ndryshme. Alarmi ajror në qytet zgjati më shumë se 5 orë”, thuhet në deklaratë.

Ende nuk dihet nëse nga ky sulm ka pasur viktima, apo edhe dëme.