Lajme

Dhjetë vila sekuestrohen në Brezovicë, pritet të shkojë deri në 80

10/11/2022 11:22
nga:N M

Aksioni “Brezovica” është duke vazhduar edhe sot.

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke zhvilluar një aksion në zonën e dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”, ku pritet të bëhet sekuestrimi i vilave që dyshohet se janë ndërtuar jashtëligjshëm.

Deri ma tani janë sekuestruar së paku 10 vila, ndërsa pritet që deri në 80 të shkojë, këtë e ka konfirmuar për Front Online prokurori i rastit, Rasim Maloku.

“Po ka nisur aksioni i cili është duke u zhvilluar bashkë me Policinë e Kosovës. Do të bëhet sekuestrimi i të gjitha objekteve të ndërtuara në zonën e dytë. Deri në këto momente janë sekuestruar 10 objekte, teksa pritet të bëhet sekuestrimi i 80 të tilla.”, tha Maloku.

Rasti “Brezovica” deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.

Nis sekuestrimi i disa villave në Brezovicë