Dhjetë persona kanë vdekur pasi avioni në të cilin gjendeshin u rrëzua në qytetin jugor brazilian të Gramados të dielën në mëngjes, thanë zyrtarët.
17 persona të tjerë u dërguan në spitalet rajonale me lëndime, tha guvernatori Eduardo Leite në një konferencë shtypi, sipas një deklarate të lëshuar nga qeveria e shtetit Rio Grande do Sul, shkruan NBC News.
Dy nga viktimat e plagosur janë në gjendje të rëndë dhe po transferohen në Porto Alegre, thuhet në deklaratë. Qeveria në Rio Grande do Sul tregoi në një deklaratë të mëparshme se shumica e të lënduarve u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit nga zjarri i shkaktuar nga përplasja.