Lojërat Olimpike këtë vit janë zhvilluar mes rekordeve të shumta të thyera teksa i fundit do t’i habisë të gjithë.
Skejtistja britanike, Skaj Braun ka fituar ditën e sotme medalje ari në moshën 13 vjeçe.
Braun zhvilloi një performancë fantastike me skejtbord duke arritur të hyjë në histori të Lojërave Olimpike si sportistja më e re që arrin të fitojë medalje ari në këtë kompeticion.
Epik ishte dhe momenti që Braun kuptoi se kishte arritur vendin e parë duke gëzuar mes lotësh.


