Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka marrë një lajm të keq në fund të ndeshjes kundër Getafe, të fituar me rezultat të ngushtë 1:0 në një ndeshje të xhiros së 33-të të La Ligës.
Francezi u përpoq të përfundonte ndeshjen, pasi Ancelotti nuk u lejua të bënte më zëvendësime, por pas pak minutash ai ra në fushë dhe u detyrua të largohej dhe Reali e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë.
Edhe David Alaba u largua me një lëndim. Qendërmbrojtësi austriak u detyrua të zëvendësohet në pjesën e parë, me Camavinga që e zëvendësoi, por me siguri do të jetë edhe jashtë El Clasico.
Carlo Ancelotti tha pas ndeshjes se nuk kishte gjasa që Alaba dhe Camavinga të rikuperoheshin në kohë dhe Fran Garcia do të ishte i vetmi opsion në mbrojtje të majtë kundër Barcelonës.
Pritjet fillestare ishin që Ferland Mendy të ishte gati për finalen të shtunën, por duket se ende nuk e ka rikuperuar dëmtimin, ndaj titullar do të jetë spanjolli.
/GazetaBlic Sport