Lajme

“Dhëndri më ka bërë bllok në Facebook”- Babai 20-vjeçares rrëfen momentin kur shkuan në Komisariat: S’veshi fare të brendshme

06/01/2022 13:04
nga:Gazeta Blic

Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi që u kap në shtrat me të dashurin nga familjarët e bashkëshortit ka rrëfyer momentin kur vajza e tij është marrë nga policia nga banesa e të shoqit.

Ai tregoi se vajza e tij u vesh vetëm me pantallona dhe bluze të hollë, pa të brendshme, ndërsa vjehrra e dhunonte dhe e ofendonte me fjalë banale, teksa e filmonin “sikur të ishte ndeshje futbolli”.

I ati i të resë tha se në momentin kur e dërguan në komisariat, ai ra pa ndjenja kurse efektivët bënin humor me ngjarjen.

Ai u shpreh se të bijën e dërguan nga komisariati në urgjencë pa u konsultuar me të.

“Kishte shkuar pa ndjenja në spital, gjithë natën vajza aty”, tregoi babai.

I ati 20-vjeçares tregoi se nuk ka komunikuar me bashkëshortin e të bijës, pasi ai dhe familjarët e tij i kanë bërë bllok.

Rrëfimi:

A e ke dhunuar vajzën?

Kur erdhi policia, veshi vetëm pantallona një bluze të hollë, pa të brendshme. Unë i gjuajta një shpullë. Para se vajza të vishej, e goditi vjehrra. “Vishi oj kuçkë, oj buçe”, dhe i gjuante vjehrra. Unë nuk mund ti shoh videot. Kunati i vajzës e ka filmuar, kanë qenë dhe disa djem të tjerë aty, filmonin sikur të ishte spektakël, ndeshje futbolli.

Videot e dhunës kur e qëllonin, nuk gjendje?

Se di në çfarë momente e kanë filmuar. Kam shkuar pas 3 orësh nga ngjarja. Videot janë mirëorganizuar për tu publikuar, Aty kishte shumë njerëz, jo s’kam folur me bashkëshortin e vajzës, më kanë bërë bllok kudo. Absolutisht asnjë fjalë s’kemi shkëmbyer. I shkëputëm marrëdhëniet.

Kam qëndruar 30 minuta, rashë pa ndjenja, isha i turbulluar. Atje na marrin në pyetje, policia nisin të bëjnë humor. Urgjenca spitalit merr vajzën pa më pyetur mua, kishte shkuar pa ndjenja në spital. Gjithë natën vajza aty.