Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas lirimit nga arresti shtëpiak të ish-kryeministrit të Shqipërisë.
Duke e cilësuar atë si “burim frymëzimi dhe shkollë burrërie”, në një postim të tij, Malltezi shprehet se Berisha është përballur me shumë sfida, nga shpifjet e sigurimit në kohën e komunizmit, deri te atentatet dhe sulmet ndaj tij.
Postimi:
34 vjet që e sulmojnë nga shpifjet e sigurimit kur shkruajti i pari disa të vërteta të hidhura ndaj rregjimit kur ishte ende ne fuqi komunizmi, deri tek goditjet dhe granata e hedhur në Shkallnur. Burim frymëzimi dhe shkollë burrërie, qëndrese dhe përballje me të keqen pavarësisht çmimit. Me Zotin përpara dhe të vërtetën me vete nuk ta ndien për çdo përballje.