Lajme

Dha dorëheqje nga posti i komandantit të FSK-së, Rrahman Rama tash e tutje do ta ushtrojë këtë pozitë…

11/30/2021 18:53
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, do ta përfaqësojë Kosovën në Qendrën Rajonale të Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve “Racviac” që është në Kroaci.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook e ka falënderuar Ramën për kontributin e tij.

“Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka thënë Kurti.

​Kurti për emërimin e Jasharit në krye të FSK-së: Ushtrisë i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun