Barcelona është duke kaluar edicionin më të vështirë në vitet e fundit.
“Blaugranët” janë në një seri shumë të dobët të rezultateve, duke fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultatet e dobëta e kanë rritur presionin mbi trajnerin Ronald Koeman, me tifozët që kërkojnë shkarkimin e tij.
Sipas disa infromacioneve, Koeman pritet të shkarkohet pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid, megjithatë nuk asgjë të konfirmuar deri më tash dhe çdo mund të ndodhë.
Eksperti dhe gazetari i afërt me skuadrën e Barcelonës, Jaume Rielo López në një prononcim ekskluziv për ‘GazetaBlic Sport’ ka zbuluar disa detaje interesante në lidhje me raportin e Koeman dhe Laportas.
Ai tha se Koeman nuk ka qenë kurrë i preferuari i presidentit Laporta, por ky i fundit ishte i detyruar ta mbante atë për shkak të situatës financiare.
Poashtu ai tha se Barcelona është duke e bërë të pamundurën që të gjej një rrugë për t’a shkarkuar atë.
“Ronald Koeman nuk ishte trajneri që dëshironte Laporta kur mbërriti. Ai duhej ta mbante holandezin për shkak të çështjeve serioze financiare që Barça po kalon. Trajneri i fundit, Quique Setién, nuk i ka marrë paratë pasi u shkarkua. Tani situata duket pak më ndryshe. Disa media thonë se Barça mund të jetë në gjendje të shkarkojë Koeman sepse ka pak hapësirë financiare (shitja e Griezmann, huazimi i Pjanic …). Rezultatet e këqija, nocioni se askush nuk e di se çfarë lloj futbolli dëshiron të luajë Koeman, arsyetimet në konferencat për shtyp që askush nuk i beson dhe marrëdhënia e mosekzistencës midis trajnerit dhe bordit mund të nënkuptojë që ne jemi në ditët e fundit të Koeman në pankinën e tij“, tha Jaume Rielo Lopez për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas gazetari spanjoll vuri theksin edhe tek ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur tek kjo skuadër, dhe tha se momentalisht grupi i futbollistëve është më i dobëti që ka pasur Barcelona në vitet e fundit.
“Kur erdhi Koeman (pasi Bayern mundi Barçën 2-8 në Ligën e Kampionëve) Barça kishte Messin, Suárezin dhe Griezmann. Ata ishin një ekip konkurrues, një nga më të mirët në kontinent, edhe pas disa disfatave të vështira si ajo ndaj Bayernit, Liverpoolit dhe Romës. Lista momentale e futbollistëve është padyshim më e keqja që atëherë. Ky nuk është faji i Koeman. Problemi nuk është Koeman (ose nuk ishte), por ai nuk është pjesë e zgjidhjes. Tifozët e Barçës presin pak sukses këtë vit, por ata duan të shohin ndonjë projekt që mund të ketë të ardhme. Sipas mendimit tim Koeman nuk është ai që drejton këtë projekt. Ai nuk është ndërtues i një plani të ri”, vazhdoi gazetari spanjoll.

I pyetur se kush mund të jetë një zëvendësues i tij i mundshëm, ai përmendi emrin e legjendës së kësaj skuadre, Xavi Hernandez, por tha se do të jetë e vështirë që ai ta pranojë detyrën në këtë moment të vështirë.
“Xavi Hernández ka konsensusin e të gjithëve rreth Barçës, por unë mendoj se ai do të vijë kur të shohë një projekt solid, jo tani. Ai do të ishte i preferuari“, përfundoi Jaume Rielo Lopez.
/GazetaBlic Sport/


