Pas largimit të Leo Messit nga klubi, shiritin e kapitenit tek Barcelona pritet që ta mbajë, Sergio Busquets.
Sipas informacioneve të fundit, Busquets e ka vizituar sot Messin në shtëpinë e tij për të kërkuar informacione nga ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Messi dhe Barcelona i kanë ndarë rrugët, me kapitenin që ishte për më shumë se dy dekada i lidhur me klubin nga Katalunia.
Busquets tashmë do të marrë mbi supet e tij epitetin e udhëheqësit të skuadrës brenda fushës, një skuadër që nuk do të jetë e njëjtë me atë që ka qenë deri në këtë edicion.

/GazetaBlic Sport/


