Sporti

Zyrtare: Bernard Challandes nuk është më trajner i Kosovës, “Jam i pikëlluar që po largohem në këtë mënyrë”

10/13/2021 13:07
nga:Mergim Rreci

Bernard Challandes nuk është më trajneri i Kosovës.

Trajnerin veteran zvicëran është larguar zyrtarisht nga drejtimi i “dardanëve” pas humbjes së fundit 1-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Gjeorgjisë, disfatë që e zbriti Kosovën në vendin e fundit në grup, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo gjë u zyrtarizua në një konferencën për shtyp në ora 13:00.

Challandes ishte shumë i mërzitur për largimin e tij dhe tha se është i pikëlluar që po largohet në këtë mënyrë.

Challandes e ka drejtuar Kosovën në 40 ndeshje, 17 prej të cilave i ka fituar, 15 i ka humbur dhe në 8 prej tyre ka barazuar.

/GazetaBlic Sport/