Zgjedhjet presidenciale në ShBA janë duke u mbajtur. Në garë janë nënpresidentja aktuale, demokratja Kamal Harris dhe ish-presidenti, republikani Donald Trump.
Analisti politik Arbnor Sadiku, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se politika amerikane nuk do të ndryshoj në raport me Ballkanin dhe Kosovën.
Por sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Sadiku thotë se mund të ketë ndikim nëse Trump fiton dhe mund ta kthej përsëri opsionin e korigjimit të kufijve, kurse nëse fiton Harris ky opsion bie poshtë.
“Në vija të trasha politika amerikane nuk do ndryshoj në raport me Ballkanin dhe Kosovën, por, sa i përket dialogut Kosovë – Serbi mund të ketë ndikim nëse Trump fiton mund ta kthej përsëri opsionin e korigjimit të kufijëve, kurse, nese fiton znj.Harris ky opsion bie poshtë, dhe dialogun do fasilitoj BE-ja, sa përket fituesit gara eshte teper ngushte, do luftohet per secilen votë deri ne fund te afatit kohor te votimit nga PD dhe PR nr SHBA”, tha Sadiku për Gazeta Blic.