Sporti

U zyrtarizua largimi i Messit, ja kur do të mbajë konferencën për shtyp Laporta

08/05/2021 21:00
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi nuk do të vazhdojë karrierën e tij me Barcelonën.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Barcelonë, përcjell GazetaBlic Sport.

Joan Laporta do të mbajë një konferencë shtypi nesër me fillim nga ora 11:00 për të shpjeguar detajet në lidhje me largimin e tij.