Deputeti i VV-së, Armend Muja, pas mbledhjes së kryesisë bën të ditur se të enjten do të mbahen dy seanca, raporton Gazeta Blic.
Të enjten mblidhen 2 seanca, e para në mëngjes me kërkesë të opozitës dhe më vonë e rregullt ku do të hidhen në votim disa marrëveshje ndërkombëtare. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i VV-së Armend Muja pas mbledhjes së kryesisë.
Muja ka transmetuar se, PDK u ka thënë që nuk i votojnë marrëveshjet për shkak të sanksioneve dhe se kjo është e padrejtë për qytetarët e Kosovës.
“Kemi pasur problem për votimin e këtyre marrëveshjeve. PDK na tha që nuk i votojnë marrëveshjet për shkak të sanksioneve. Kjo është e padrejtë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Tutje Muja vazhdoi duke thënë se, opozita ka pasur disa kërkesa për mekanizmat mbikëqyrëse, dhe se ajo nuk ka hequr dorë nga pozicionet e tyre të cilat e vështirësojnë mbarëvajtjen e punës së Kuvendit.
“Patëm diskutim fer për mbarëvajtjen e Kuvendit dhe opozita pati disa kërkesa për mekanizmat mbikëqyrës. Opozita nuk ka hequr dorë nga pozicionet e tyre, këto e vështirësojnë mbarëvajtjen e punës së Kuvendit”, deklaroi ai.


