Lajme

Bislimi udhëton drejt Francës për vizitë zyrtare

10/19/2023 09:24
nga:Sh R

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit.

Gjatë qëndrimit në Francë, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kjo vizitë vjen pak ditë pasi presidenti Emmanuel Macron kërcënoi Kosovën me liberalizimin e vizave pasi sipas tij “liderët kosovarë nuk po e mbajnë fjalën”.

Ambasada e Francës në Kosovë ka sqaruar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.