Liridon Fetahaj e ka firmosur kontratën me skuadrën e Malishevës.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, sulmuesi nga Prizreni e ka hedhur nënshkrimin e tij në letër, atje ku sezonin tjetër do të mbrojë ngjyrat e kësaj fanelle.
‘GazetaBlic Sport’ raportoi ditën e djeshme që palët ishin dakorduar, por sot erdhi edhe nënshkrimi mes tyre.
Kishte disa skuadra që u interesuan për Fetahajn, por Malisheva ishte më e vendosur dhe i siguroi shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/


