Showtime

Donaldi i dërgon sërish Borës sinjale të tërthorta

04/09/2022 14:39
nga:Genita C

Donald Veshaj ish – banori i BBV-së dhe moderatorja Bora Zemani vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pse lidhjes së tyre i kanë dhënë fund.

Kohëve të fundit fansat kanë spikatur disa detaje që ngritën dyshimet se dyshja janë sërish bashkë, shkruan GazetaBlic.

E këto dyshime janë bërë ende më forta me veprimin e fundit të Donaldit.

Ai duket se po i dërgon sinajle Borës përmes mikut të tij Agron Llakaj.

Ky i fundit ka bërë share një video të Borës gjatë moderimit në emision dhe vëmendjen ka mar pëlqimi i videos që  ka bërë Donaldi.

Kujtojmë që Donaldi i dha fund lidhjes së shkurtë me Beatrix që nisi brenda në BBV, menjëherë pas natës finale./GazetaBlic/