Lajme

Devolli Corporation ka marrë tri shpërblime nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila ka ndarë çmimet vjetore për vitin 2022

12/03/2022 19:23
nga:K G

Në një manifestim tashmë tradicional të Odes Ekonomike të Kosoves, manifestim ky që këtë vitë poashtu shënoj edhe 60 vjetorin e ekzistences së këtij institucioni të rëndësishëm kosovarë, Devolli Corporation ashtu si edhe në dy vitet e kaluara përbushi kriteret për t’u shpërblye me çmimet “Tatimpaguesi i vitit”, “Eksportuesi i vitit”dhe “Punëdhënësi i vitit”.

Në ceremonin e mbajtur në ambientet e mrekullueshme të Klan Arenes, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, para të pranishmëve, tha se kjo ceremoni tradicionale këtë vit ka edhe rëndësinë e veçant për faktin se Oda Ekonomike e Kosovës shenon edhe 60 vjetorin e ekzistence dhe me këtë rast zoti Rafunu i shprehi falenderimet e veçanta për të gjithë kontribuesit e 6 dekadave për sukseset e arritura nga Oda. Në theks të veçat, kryetari i Odes potencoj mirënjohjen edhe ndaj kompanive të suksesshme të Kosovës të cilët i quajti bartës të zhvillimit ekonomik të Kosovës së pasluftes.

Delegacioni i “Devolli Corporation ShPK”, u shprehen të lumtur që edhe këtë vit kompania ka realizuar suksese të rradhes dhe poashtu potencuan që plani zhvillimor i kësaj korporate e cila numëron mbi 4.500 të punësuar dhe një rrjet prej më tepër sa 15.000 bashkëpunëtorë të jashtë, është kontinuiteti i plasmanit të brendeve në mbarë tregun botërorë.