Ish-anësori i Milanit, Gerard Deulofeu, dhe numri aktual 10 i Udineses, ka komentuar ndeshjen ndaj Interit duke thënë se kjo ndeshje nuk ka dallim pavarësisht se mbështet Rossonerët.
Gjatë intervistës së tij për DAZN ai tha se pavarësisht se dëshiron që Milan të shpallet kampion për të ndeshja ka rëndësi të njëjtë si çdo ndeshje tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
“Unë respektoj Interin dhe klubin tim. Për mua është një sfidë si çdo tjetër, edhe nëse e mbështes Milanin për Scudetton”, tha ai.
Deulofeu: "L'Inter? Una partita come le altre, anche se tifo Milan" https://t.co/ByvcUapbAz
— MilanNews.it (@MilanNewsit) April 28, 2022


