Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, u eliminua nga Lojërat Olimpike në mëngjesin e hershëm me kohën tonë lokale.
Caroline Dubois, boksierja angleze triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve në këtë meç, përcjell GazetaBlic Sport.
Donjeta e cila garoi në kategorinë 57-60 kg ishte mjaft aktive në gjithsej 3 raundet e zhvilluara, megjithatë edhe kundërshtarja ishte mjaft e shpejtë në ring dhe ia doli të japë më shumë goditje.
Donjeta Sadiku ishte ftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.



