Sporti

Detajet e plota nga kontrata e Erling Haaland me Manchester Cityn

05/10/2022 16:54
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka konfirmuar se ka arritur një “parim marrëveshjeje” me Borussia Dortmund për nënshkrimin e Erling Haaland..

Sipas shtypit anglez, qytetarët aktivizuan klauzolën e lirimit të Haaland me Dortmundin, me vlerë 60 milionë euro (dhe jo 75 milionë euro siç është raportuar disa herë), por investimi do të arrijë në 100 milionë euro me përfshirjen e komiteteve të biznesit, përcjell GazetaBlic Sport.

Haaland, 21 vjeç, do të nënshkruajë deri në vitin 2027 dhe do të marrë një pagë prej 470,000 euro në javë, e njëjtë me Kevin de Bruyne, më i paguari në skuadrën e Manchester City.

Nordiku kaloi dy sezone e gjysmë me Borussia Dortmund, duke shënuar 85 gola në 88 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/