Lajme

Detajet e fundit të Prokurorisë Speciale dhe IPK-së për arrestimet e policëve dhe doganierëve

03/14/2022 10:07
nga:N M

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje të reja për arrestimin e dhjetëra policëve dhe doganierëve në dy pikat kufitare në Qafë Prush dhe Morinë.

Në njoftimin e fundit bashkë më Prokurorinë Speciale ata kanë thënë se aksioni po vazhdon në Gjakovë dhe Prizren.

Komunikata e plotë:

Komunikatë e përbashkët për media nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Vazhdon operacioni i IPK-së në Gjakovë dhe Prizren
Prishtinë, 14 mars 2022,
Ora – 09:45
Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.
Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.
IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites.
Me respekt;
Divizioni për bashkëpunim dhe informim
Inspektorati Policor i Kosovës

50 të arrestuarit dërgohen në objektin e IPK-së