Sporti

Detajet e fundit, ja kur pritet të kompletohet transferimi i Giroud në MLS

03/27/2024 16:06
nga:Mergim Rreci

Sipas The Athletic, sulmuesi i AC Milan, Olivier Giroud është gati të nënshkruajë për skuadrën e MLS, Los Angeles FC pas përfundimit të Euro 2024.

Kontrata aktuale e Giroud skadon në fund të sezonit aktual që do të thotë se ai do t’i bashkohet LAFC si agjent i lirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Euro 2024 përfundon më 14 korrik, ndërsa dritarja e transferimeve në Amerikë hapet katër ditë më vonë.

Ai ka një përvojë të jashtëzakonshme dhe pavarësisht moshës, francezi po kalon në një formë shumë pozitive, duke vazhduar të shënojë shumë gola.

/GazetaBlic Sport/