Showtime

Detajet e divorcit të Sofia Vergara dhe Joe Manganiello, si e ndanë pasurinë

04/09/2024 15:23
nga:N K

Martesa e Sofia Vergara dhe Joe Manganiello përfundoi zyrtarisht të enjten, pasi një gjykatës nënshkroi marrëveshjen e divorcit dhe zyrtarizoi ndarjen e pasurive që secili prej çiftit solli, pasi ata pranuan vlefshmërinë e marrëveshjes së tyre paramartesore.

Sipas Page Six, ish-çifti kishte një marrëveshje paramartesore dhe nuk deklaroi kurrë blerjen e ndonjë prone të përbashkët.

Manganiello, 47 vjeç, mori veshjet, bizhuteritë dhe “të mira materiale”, si dhe të gjitha “të ardhurat dhe kursimet e tij”, pas ndarjes nga Vergara, e cila ndodhi më 2 korrik 2023, shkruhet në letër. Ndërkohë 51-vjeçarja mori të gjitha gjërat personale, përfshirë bizhuteritë, veshjet dhe të ardhurat e saj..

Çifti njoftoi ndarjen e tyre pas shtatë vitesh martesë në një deklaratë, duke thënë: “Kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. “Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi thellësisht për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respekt për privatësinë tonë në këtë kohë ndërsa jemi në këtë fazë të re të jetës sonë”, shtuan ata.

Raportet thonë se Manganiello kërkoi ndarjen duke përmendur dallime të papajtueshme. Megjithatë, “Page Six” detajoi se arsyeja e vërtetë është dëshira e tij e fortë për të pasur fëmijë dhe refuzimi i aktores, e cila ka një djalë 32-vjeçar të quajtur Manolo nga një lidhje e mëparshme.

Detajet e zyrtarizmit të divorcit të Sofia Vergara dhe Joe

Veç kësaj, kolumbianja deklaroi se nuk donte të bëhej “nënë në moshë të madhe e një fëmije”: “Martesa ime u prish sepse im shoq ishte më i ri; ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të bëhesha nënë në këtë moshë. Ndjej se nuk është e drejtë me foshnjën”, tha ajo për El Pais në janar. Pavarësisht divorcit, çifti u nda miqësisht dhe secili ka marrë rrugët e veta.

Joe është në lidhje me të dashurën e tij të re, Caitlin O’Connor, ndërsa Sofia ka qenë në lidhje me kirurgun ortoped Justin Saliman, i cili është i specializuar në mjekësinë sportive dhe vlerësohet shumë në Kaliforni. Saliman ishte i martuar me aktoren Bree Turner për 10 vjet dhe dy fëmijë./Bordo.al