Lajme

Detaje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në Prishtinë ku të plagosur mbetën burrë e grua

02/16/2024 07:36
nga:Y I

Mbrëmë në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, ka pasur të shtëna më armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Dy personat që mbetën të plagosur janë Mehmet Metolli dhe Ataola Tahiri, të cilët mes vete janë burrë e grua.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës mjeku kujdestar Agron Qitaku, e ka konfirmuar për Indeksonline se pas trajtimit, të plagosurit janë lëshuar në gjendje stabile në shtëpi.

Ndërsa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar”.

Të shtëna me armë në Prishtinë, dy të plagosur – tre të arrestuar