Sporti

Detaje të reja nga hetimi për Abramovich në lidhje me invesimet tek Vitesse

03/29/2023 20:50
nga:Mergim Rreci

Roman Abramovich, ish-pronari i Chelsea, është duke u hetuar për shkak të një injeksioni të mundshëm sekret në Vitesse, kur ai ende zotëronte skuadrën angleze .

Informacioni është bërë i ditur këtë të mërkurë nga The Guardian , medium i cili zbulon se oligarku rus ka injektuar fshehurazi rreth 117 milionë euro në klubin holandez, përcjell GazetaBlic Sport.

Paratë do të kenë ardhur nga kreditë e marra mes disa kompanive. Gjithashtu, i njëjti burim thotë se Abramovich nuk ka deklaruar investimin e madh në Vitesse, e cila konkurron në Eredivisie.

Chelsea dhe Vitesse tashmë janë hetuar nga Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) për shkak të numrit të lartë të transferimeve mes klubeve. Nemanja Matic (ish-Benfica), Lucas Piazón (ish-Rio Ave dhe SC Braga, Masou Mount, Solanke dhe Broja ishin disa nga lojtarët që përfaqësonin holandezët në huazim nga londinezët. Megjithatë, pas disa vite hetime, asgjë nuk u gjet e paligjshme në lëvizjet e merkatos.

/GazetaBlic Sport/