Lajme

Detaje të reja nga atentati në Tiranë: Autori vret ish-dhëndrin se i keqtrajtonte vajzën, sot kishin seancën e divorcit

06/04/2021 13:22
nga:Y I

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë ku mbeti i vrarë Kudret Salia.

Ai u qëllua nga ish-vjehrri i Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën.

Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë.

Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe ish prokurori dhe njëkohësisht avokati i viktimës Adrian Cama. Cama është jashtë rrezikut për jetën .

Viktima dhe Cama ndodheshin të ulur në lokalin “Trëndafili i Bardhë”.

Pikërisht rreth orës 11:50 një makinë e tipit Hyndai i është afruar lokalit dhe ka shkrepur 8 tetë herë në tavolinën ku ishin të ulur Salia dhe Camaj.

Pesë plumba kanë goditur mbi trup viktimën.

/Top Channel/

Të shtëna me armë pranë Gjykatës së Tiranës, një i vdekur, plagoset ish-prokurori i ’21 janarit’