Sporti

Detaje të reja, Granit Xhaka mund të transferohet në verë tek Bayern Munich

06/02/2023 14:09
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich mund të bëjë një lëvizje të papritur në merkaton e verës, duke transferuar Granit Xhakën.

Xhaka ka luftuar për të lënë përshtypje në Premier League që prej transferimit të tij prej 35 milionë funtesh në Emirates Stadium, transmeton GazetaBlic Sport.

Mesfushori shqiptar e gjeti formën e duhur vetëm në edicionin e fundit, por që kjo nuk mjaftoi dhe palët nuk vazhduan bashkëpunimin.

Reputacioni i tij është ende aq i lartë në Bundesligë sa gjigantët gjermanë Bayern thuhet se janë të interesuar ta transferojnë atë.

Ish-trajneri i Bayernit, Ottmar Hitzfeld, ka zbuluar se klubi ka qenë duke monitoruar atë për një kohë të gjatë dhe ai pretendon se ka shumë në klub që besojnë se ai ka ende potencial për t’u zhvilluar në një forcë të madhe të mesfushës.

/GazetaBlic Sport/