Lajme

Detaje/ Si ndodhi aksidenti në Prishtinë ku shoferi goditi dy vajza e iku nga vendi i ngjarjes

06/28/2022 23:21
nga:Genita C

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku një makinë ka goditur dy vajza dhe shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton GazetaBlic.

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur kur një automjet është ndalur në zebra ndërsa, tjetri ka ardhur nga korsia tjetër me një shpejtësi mjaft të madhe ku edhe ka ndodhur goditja e dy vajzave.

Siç raportohet, vajzat kanë qenë me vetëdije por me lëndime trupore kur kanë arritur në spital për trajtim mjekësor.

Ngasesi, me veturë audi, i cili i ka qgoditur ka ikur nga vendi i ngjarjes./GazetaBlic/

E rëndë/ Del video nga aksidenti në Prishtinë ku të lënduara janë dy vajza