Bild raporton një skandal të vërtetë në dhomën e zhveshjes së Bayern Munichut pas humbjes katastrofike (0-3) në Etihad, ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Senegalezi Mane dhe gjermani Leroy Sane u përplasën verbalisht në fushë dhe konfuzioni vazhdoi brenda dhomave të zhveshjes, ku Mane e goditi shokun e tij me grusht në syrin e majtë. Dy lojtarët duhej të ndaheshin nga shokët e skuadrës dhe që situata të qetësohej, Sane u largua nga vendi. Dëshmitarët e pranishëm në ‘backstage’ e stadiumit garantojnë se gjermani kishte problem më pas me syrin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Mane, 31 vjeç, u transferua nga Liverpooli në fillim të sezonit për rreth 35 milionë euro dhe është kritikuar shumë në Gjermani, me 11 gola dhe pesë asistime në 32 paraqitje për bavarezët deri më tani.
/GazetaBlic Sport/


