Një 30 vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, në fshatin Pakashticë të Podujevës.
Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se një person është arrestuar.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar, dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K., (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas Ahmetit, aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.