Lajme

Prokuroria për vrasjen në Vushtrri: Një burrë e vrau një grua e më pas bëri vetëvrasje – po intervistohen dëshmitarë

3 ditë më parë
nga:G B

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dalë me detaje përmes një komunikate për media, lidhur me vrasjen në Stanoc të Vushtrrisë, raporton Gazeta Blic.

Sipas komunikatës, një burrë dyshohet se e ka vrarë fillimisht një grua dhe më pas ka bërë vetëvrasje në dy të disa dëshmitarëve.

Komunikata e plotë:

Një e vrarë dhe një i vetë vrarë në Stanoc të Vushtrrisë

Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.