LDK sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha pas takimit se do të ofrojë dorëheqjen e tij në mbledhjen e Kuvendit, që mbahet javën e ardhshme, raporton Gazeta Blic.
Por, burime të Gazeta Blic brenda LDK-së, thonë se në mbledhjen e sotme ka pasur kërkesë që Abdixhiku të japë dorëheqje të parevokueshme, por që ka mbetur që kjo të definohet nga Kuvendit.
“Pati kërkesë për dorëheqje të parevokushme, por i mbeti Kuvendit ta definojë”, ka thënë burimi.
Gazeta Blic raportoi dhe më herët se dorëheqja e Abdixhikut do të pranohet nga Kuvendi i LDK-së, që do të mbahet javën e ardhshme./Gazeta Blic/
Kuvendi i LDK-së pritet ta pranojë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i partisë
Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvend, i mbetet Kuvendit të vendosë


