Një aksion i Njësisë Speciale, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ka prangosur dy persona, nën dyshimit për veprimtari ilegale të kazinove në këtë pjesë, raporton Gazeta Blic.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, i cili po ashtu ka bërë të ditur se në këtë aksion janë rrënuar edhe tri objekte.
Gjatë aksionit është bërë konfiskimi i disa aparaturave të lojrave të fatit.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga ky aksion të cilin e ka quajtur të suksesshëm, teksa ka thënë se sot është goditur rrjeti i kazinove ilegale në Karaçevë.
“Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla.