Dy persona vdiqën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Gjirokastër, afër kthesës së liqenit të Viroit.
Siç raporton Top Channel, automjeti tip “Volkswagen Cady” që drejtohej nga një 58-vjeçar është përplasur me automjetin e ushtrisë, tip “Mad” që drejtohej nga një 54-vjeçar.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i nxjerrë mjetet nga rruga dhe për pasojë , ka humbur jetën shoferi dhe pasagjeri i Volkswagenit, transmeton Klankosova.tv
Ndërkohë, është dëmtuar lehtë 54-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ndërkohë që priten hetimet për të zbuluar shkaqet e përplasjes.


