Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në Podujevë, i mori jetën një personi.
Policia ka raportuar se i dyshuar mashkull kosovar derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur biçikletën me vozitës mashkull kosovar.
Si pasojë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.