Showtime

Detaje nga aksidenti i Argjend Racit

11/24/2021 09:24
nga:Genita C

Ish konkurrenti i “Për’puthen”, Argjend Raci ka pësuar një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur teksa ish-konkurrenti ishte duke udhëtuar nga Kosova për në Tiranë për një intervistë në emisionin “Breaking”.

Argjendi tha se përpak sa nuk humba jetën.

“Siç isha më së miri duke i dhënë makinës fillon dhe merr drejtim anash. Se dija ç’po ndodhte veç tmerrohesha se përplasej sa në një anë sa në anën tjetër të rrugës. Më vonë u konstatua se goma e makinës para kishte dal nga vendi. Për pak sekonda pashë vdekjen me sy. Ishte vërtetë shumë keq”,  u shpreh ai.