Rreth orës 11 e 30 minuta të ditës së sotme pjesëtarë të njësive speciale ishin detyruar të shtinin me armë në drejtim të një veture Audi, ku dy serbët nuk iu bindën urdhërave të policisë për ndalim, raporton Gazeta Blic.
Burime të Gazeta Blic kanë thënë se dy serbët që gjendeshin në veturë kanë tentuar t’i shkelnin policët e Kosovës në fshatin Bistricë në Leposaviq.
“Në vetëmbrojtje policët e Kosovës kanë qenë të detyruar të shtinin me armë zjarri ndaj personave që ishin në veturë”, ka thënë ky burim i Gazeta Blic.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili tha se për rastin po zhvillohet një hetim dhe Inspektorati Policor është i përfshirë aktivisht. Ndërsa ka shtuar se nuk do të tolerohet asnjë formë dhune ndaj policisë.
“I brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me veturë tentuan t’i shmangen postbllokut policor. Ata goditën me dashje veturën e PK-së dhe vunë në rrezik jetën e policëve. Policët e PK-së u detyruan të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën. Një hetim është duke u zhvilluar dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive. Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar Sveçla.
Për rastin në fjalë, Policia e Kosovës ka thënë se ka qenë e detyruar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të makinës në fjalë.
“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sulmohet vetura e policisë së Kosovës në Veri, këta të fundit përgjigjen me armë zjarri
Petkoviq: Njësia speciale ka qëlluar në një automjet në veri, një serb është plagosur
Sveçla: Nuk do të tolerohet dhuna ndaj policisë, rasti në Leposaviq po hetohet
Lista Serbe kërkon largimin e policisë nga Veriu


