Albin Kurti, kryeministër i Kosovës sipas të gjitha gjasave ka vendosur ta “çoj deri në fund luftën” me bashkësinë ndërkombëtare, raporton Gazeta Blic.
Krejt kjo si pasojë e “kryeneçësisë” së kryetarit të Qeverisë.
Burime të sigurta të gazetës kanë thënë se kryeministri Kurti në takimin që ka pasur mbrëmë me të dërguarin e SHBA-së, Grabiel Escobar dhe atë të BE-së, Miroslav Lajcak nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tij ndaj këshillave dhe kërkesave të vendeve aleate të Kosovës, saktësisht SHBA-së dhe BE-së
“ Takimi nuk ka kaluar mirë, Escobar dhe Lajcak ‘janë shprehur të habitur’ me mos reflektimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”, tha ky burim i gazetës.
Në ditën e sotme në mëngjes që të dy diplomatët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë takuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani por edhe liderët e partive opozitare.
Takim kanë pasur edhe me Listën Serbe.
“Është e çuditshme se si Albin Kurti ka arritur që krejt vendet aleate të Kosovës t`i kthej kundër. Ne nuk besojmë në këtë Qeveria”, burime të Gazeta Blic e citojnë Escobarin.
Këto janë shqetësimet serioze të Gabriel Escobar e Miroslav Lajcak që kanë pasur me Memli Krasniqin, Lumir Adbixhikun dhe Ramush Haradinaj.
Pas takimit me liderët e opozitës nuk kanë folur për media asnjëri nga këta diplomatë të lartë.
Por kanë qenë Krasniqi e Abdixhiku që pothuajse njëzëri kanë thënë se Kurti seriozisht ka lënduar raportet me SHBA dhe BE-në
Krasniqi ka thënë ndër të tjera se Kurti e Osmani po krijojnë kriza dhe se ndërkombëtarët të shqetësuar e të zhgënjyer me ta.
Kryetari i LDK-së, ndër të tjera ka thënë se raportet Kosovë SHBA nuk kanë qenë më të këqija si pasojë e veprime të Kurtit.
Mbrëmë Escobar e Kurti kanë dalë me tri kërkesa ndaj Kosovës, shtensionimin e situatës në veri, zgjedhje të reja dhe kthim në dialog.
Por me i rreptë ndaj Kurtit ka qenë politikani amerikan që ka thënë se “ me ose pa Kurtin” Asociacioni i komunave me shumicë serb do të themelohet.
“Asociacioni do të bëhet edhe nëse s’do Kurti”, deputeti i LVV-së i përgjigjet Escobar-it!


