Deti i trazuar ka bërë që disa turistë të bllokohen në gjire dhe plazhe mes shkëmbinjsh. Turistët janë lënë aty nga personat që i kanë dërguar me varkë, kjo për shkak se ka pasur det të trazuar dhe nuk kanë mundur të afrohen më shumë pranë shkëmbinjve.
Raporohet se mes turistëve të bllokuar ka edhe fëmijë dhe gra shtatzëna, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ende nuk dihet nëse ka shkuar për ndihmë roja bregdetare.


