Sporti

Dest refuzon klube të mëdha evropiane, dëshiron qëndrimin te Barcelona

05/31/2021 15:30
nga:E K

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Sergino Dest, dëshiron qëndrimin në “Camp Nou”.

Dest u transferua një vit më parë te Barcelona nga Ajax për 21 milionë euro, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës spanjolle, Sport, Sergino Dest ka refuzuar 3 skuadra të mëdha evropiane për të qëndruar te Barcelona.

Amerikani është paraqitur në 30 ndeshje këtë sezon në La Liga, duke shënuar edhe 2 gola në vitin e tij të parë në Spanjë.

/GazetaBlic Sport/