Sporti

Dështon transferimi i Ederson në Al Ittihad

08/03/2024 15:39
nga:E K

Portieri i Manchester Cityt nuk do të transferohet te skuadra e Al Ittihad.

Klubi nga Arabia Saudite ka hequr dorë nga transferimi i brazilianit, pasi tahsmë kanë transferuar një portier të ri.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Al Ittihad ka arritur marrëveshje me Mallorcan, për transferimin e portierit, Predrag Rajkovic.

Mallorca ka përfituar 11 milionë euro nga shitja e Rajkovic.