Sporti

Dështon transferimi i Armando Brojës tek Ipswich

08/29/2024 17:28
nga:Mergim Rreci

Shpresa ekziston, e ndoshta gjithçka do të ketë një fund pozitiv.

Huazimi i Armando Brojës te të sapongjitur në elitën e Premier League, Ipswich Town është në dyshim, por kjo nuk do të thotë se nuk ka shanse që të realizohet.

Gjithsesi, bllokimi i lëvizjes paska ardhur për shkak të një problemi gjatë vizitës mjekësore të sulmuesit të kombëtares shqiptare, dhe jo për shkak dokumentacioni siç shkruajtën më parë mediat britanike.

Stafi mjekësor i Ipswich ka dyshime për “tendinin e Akilit” të Brojës, i cili dyshohet se mund t’i krijojë shqetësime gjatë sezonit.

Vizitat mjekësore të futbollistit u kryen në mesjavë, dhe duket se ka pasur bisedime mes dy klubeve, me skuadrën e Ipsëich, që kërkon uljen e pretendimeve financiare nga “Blutë e Londrës”, teksa sipas akordit verbal, duhen 30 milionë paundë për të blerë kartonin e tij në fund të huazimit.

Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, marrëveshja ka dështuar totalisht, me “Blutë” e Chelsea, që mesa duket nuk kanë rënë aspak dakort me kushtet e reja, të klubit të sapongjitur në Premier League.