Ka dështuar të zgjidhet rektori i ri i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani”
Kjo pasi asnjë nga kandidatët nuk i ka arritur votat e mjaftueshme.
Do të rihapet konkursi.
Kandidatët që ishin në garë për ta marrë drejtimin e Universitetit të Gjakovës janë: Drilon Bunjaku, Haxhi Kamberi, Kimete Canaj dhe Rifat Morina.
Ndryshe, Gazeta Blic dy ditë më parë raportoi për konkursin e zgjedhjes së rektorit të Universiteti të Gjakovës, ku kandidati Drilon Bunjaku edhe pse nuk kishte përvojë universitare dhe ishte vlerësuar nga Komisioni Profesional si kandidat që nuk i plotëson kriteret, ai ishte ftuar për intervistim dhe se ai është familjar i zv/ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku.
Familjari i zv/ministres sё Shëndetësisë – kandidat me zor për Rektor të Universitetit tё Gjakovёs


