Lajme

Dështon të mbahet takimi Kurti- Vuçiq!

06/26/2024 18:58
nga:Y I

Ka dështuar përfundimisht mbajtja e një takimi të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gazetari Kushtrim Sadiku ka njoftuar se takimi i parapri të mbahet ndërmjet kryeministri Albin Kurti dhe atij serb Aleksandër Vuçiq nuk do të mbahet.

“Takimi tre palësh në këto momente mund të llogaritet si i dështuar, kjo për arsye se presidenti serb Aleksandër Vuçiq në këto momente ka dal në konferencë për media përsëri dhe ai e akuzon palën kosovare dhe thotë se nuk ka mundur të ballafaqohet me të”, ka thënë Sadiku./Gazeta 10/