Lajme

Dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, Hyseni paralajmëron konferencë

02/06/2025 09:35
nga:N K

Ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Sipas njoftimit të Komunës asambleistët e partive opozitare (LDK, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 11 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.

Hyseni, ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet me fillim në orën 9:30, në Zyrën e Kryetarit.