Ka dështuar të mbahet konferenca e përbashkët liderëve të Ballkanit Perendimor të cilët janë tubuar në Shkup në kuadër të takimit “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.
Gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku ka njoftuar se ka dështuar të mbahet konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
“Duket se ka dështuar konferenca e përbashkët…Pse ka ndodhur një gjë e tillë zyrtarisht ende nuk e dimë, por e dimë një gjë se, ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Xhejms OBrajan dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçiq do të marrin pjesë në konferencën që do të zhvillohet pak momente më vonë”, ka thënë ai.