Lajme

Dështon shkarkimi i Driton Selmanajt (dokument)

08/28/2026 15:14
nga:L J

Ka dështuar kërkesa për shkarkimi i kryetarit të degës së LDK-së në Prziren, Driton Selmanaj.

Kërkesa, e siguruar nga Gazeta Blic, e dorëzuar më 21 gusht me 37 nënshkrime, nuk ka arritur pragun statutor prej 1/3 të delegatëve.

Sipas dokumentit, Kuvendi i Degës përbëhet nga 96 delegatë, ndërsa për thirrjen e tij nevojiten së paku 32 nënshkrime.

“Më datë 20 gusht 2026, një ditë para se të pranohet zyrtarisht Kërkesa në Degë, në disa media lokale dhe nacionale është publikuar lajmi se janë deponuar nënshkrimet e delegatëve të Degës për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e Kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren z. Driton Selmanaj”, thuhet në dokument.

Deri më 28 gusht, tetë delegatë kishin depozituar deklarata me shkrim për tërheqjen e nënshkrimit.

“Deri me datën 28 gusht në administratën e degës janë deponuar 8 deklarata me shkrim, ku shprehet vullneti i delegatëve për të hequr dorë nga nënshkrimi i dhënë paraprakisht. Në të gjitha këto deklarata figuron emri, mbiemri, numri personal, nënshkrimi dhe data e nënshkrimit”, theksohet aty.

Komisioni ka rekomanduar që kërkesa të konsiderohet e papranueshme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të delegatëve nënshkrues.

“Nisur nga faktet e evidentuara, dokumentacioni i shqyrtuar dhe dispozita e nenit 43.3 të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Komisioni ad-hoc konstaton se Kërkesa për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Degës së LDK-së në Prizren nuk e përmbush kriterin statutor lidhur me numrin e nevojshëm të delegatëve nënshkrues”.

“Për rrjedhojë, Komisioni konstaton se nuk është përmbushur kushti i përcaktuar në mënyrë të shprehur në nenin 43.3 të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Degës së LDK-së në Prizren”, thuhet tek pjesa e përfundimit.